Ambasada britanike: Jemi të përkushtuar për partneritet me Kosovën
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se sot një ministri e re në Britani të Madhe do të integrojë Zyrën për Marrëdhënie të Jashtme të Britanisë në Ministri për Marrëdhënie të Jashtme dhe Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar.
Në këtë kontekst, kjo ambasadë ka theksuar se Britania e Madhe është e përkushtuar për partneritet me Kosovën.
“Sot shënohet dita e parë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës për Zhvillim, një ministri e re në Britaninë e Madhe që integron Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë dhe Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar. Ministria do të integrojë zhvillimin dhe diplomacinë në një departament të vetëm që do të sjellë përpjekjet më të mëdha ndërkombëtare të Britanisë, duke vepruar si forcë për të mirë në botë dhe duke I mbrojtur interesat kombëtare të Britanisë. Ne vazhdojmë të jemi plotësisht të përkushtuar për partneritetin tonë me Kosovën, për t’u fuqizuar në marrëdhëniet tona historike për të sjellë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe të publikuar në faqen e saj zyrtare në “Twitter”.
Today marks the first day of the Foreign, Commonwealth and Development Office (FCDO), a new 🇬🇧 Gov. ministry, merging the Foreign & Commonwealth Office & the Department for International Development. The FCDO will integrate development & diplomacy in a single new department that
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) September 2, 2020