Ambasada britanike me thirrje për vaksinimin
06 prill 2021
| 11:59
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta marrin vaksinën kundër Covidit.
Bashkë me thirrjen për vaksinim kjo ambasadë ka shpërndarë një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë ku shpalosen detaje për procesin e vaksinimit.
“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim. Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër Covid-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në ‘1 Tetori’, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, është thënë në njoftimin e MSH-së të bërë më 3 prill.