Ambasada britanike mirëpret vendimin e Thaçit për mandatimin e Kuritit për formimin e qeverisë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë e ka mirëpritur vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mandatimin e liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si kandidat për kryeministër për formimin e qeverisë së re.
Kjo ambasadë nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, ka theksuar se politikanët duhet të tregojnë gatishmëri për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
“Ne e mirëpresim vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të emëruar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, për formim të Qeverisë së re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa e tyre dhe dëshira për të ndryshuar, e shprehur aq qartë më 6 tetor, duhet të respektohet. Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë kurajo dhe kreativitet në formimin e qeverisë që reflekton dëshirën e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”, ka shkruar Ambasada britanike.
/Epoka e re/