Ambasada britanike mohon se ka shkëputur kontaktet me presidentin Thaçi

21 korrik 2020 | 15:08

Ambasada e Britanisë së Madhe ka demantuar lajmin se “misionet të huaja në Kosovë, përfshirë edhe atë të britanike, kanë bllokuar komunikimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës”.

“Ambasada Britanike vazhdon që të ketë komunikim me të gjithë liderët politik e institucional në Kosovë. Kjo është diçka normale dhe esenciale për punën diplomatike të Ambasadës”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Në këtë reagim është thënë se Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë nuk ka bllokuar komunikimin me asnjë prej liderëve politik e institucional të vendit.

“Si një partner dhe shtet mik i Kosovës, Britania e Madhe mbetet në kontakt me të gjithë institucionet e shtetit të Kosovës, me të gjithë partitë parlamentare, bashkë qeverinë dhe opozitën. Ambasada nuk ka “bllokuar komunikimin me asnjë lider politik apo institucional. Kushdo që thotë që diçka e tillë është bërë ka gabuar”, është thënë në reagim e kësaj ambasade.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Sulejmani ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën…