Ambasada britanike në Kosovë uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
24 prill 2020
| 15:19
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit e shenjtë të Ramazanit.
Po ashtu, kjo ambasadë ka këshilluar qytetarët që t’i ndjekin rekomandimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e Covid-19.
“Ramazani 2020 do të jetë ndryshe nga vitet tjera, dhe e kuptojmë se sa do të jetë kjo sfiduese, duke pasur parasysh traditat e forta të iftareve me familjarë dhe me miq. Por është me rëndësi që të gjithë t’i ndjekim këshillat e Qeverisë së Kosovës, të qëndrojmë në shtëpi dhe ta mbajmë distancën nga të tjerët”, ka shkruar kjo ambasadë në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1578543562304729