Ambasada britanike në Prishtinë: Mediet të japin informacione faktike për Covid-19
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka kërkuar nga mediet të japin informacione të qarta dhe faktike për epideminë Covid-19, duke theksuar se gazetarëve dhe organizatave të tyre duhet t’u jepet hapësirë për të vepruar në mënyrë efektive.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”, Ambasada britanike flet për rolin e medies për të mbajtur të informuar publikun.
“Në kohën kur njerëzit përballen me sfida të përditshme, është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët dhe mediet të jenë në gjendje të japin informacion të qartë dhe faktik, veçanërisht për emergjencën me Covid-19. Medie ka një rol të rëndësishëm në mbajtjen e informuar të publikut dhe kjo nuk duhet të ndërhyhet për qëllime politike apo qëllime të tjera. Është thelbësore që gazetarëve individualë dhe organizatave të tyre t’u jepet hapësira për të vepruar në mënyrë efektive”, shkruan Ambasada e Britani së Madhe.
/Epoka e re/