Ambasada e amerikane në Kosovë: Dhuna në familje është krim, raportojeni atë

06 dhjetor 2020 | 17:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka publikuar së fundi një mesazh për të gjithë qytetarët.

Nga kjo ambasadë është bërë thirrje për raportimin e dhunës në familje.

Kjo ambasadë ka theksuar se dhuna në familje është një krim, i cili nuk duhet duruar, por duhet të raportohet.

“Dhuna në familje është krim. Mos e duroni, raportojeni atë. Telefoni Policinë e Kosovës në 192, ose kontaktoni Avokatin e Viktimave në 080011112 nëse vuani nga abuzimi fizik, psikologjik ose ekonomik ose trajtimi i keq”, thuhet në këtë publikim”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.

Më tutje, kjo ambasadë ka shtuar se nëse ndokush has në vështirësi për të kontaktuar këto institucione, atëherë të kontaktojë në Rrjetin e Grave të Kosovës në +383 38 245 850 ose [email protected].

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Evropiane i Boksit EUBC, Feanco Francinelline, e…