Ambasada e Amerikës bën thirrje për respektim të udhëzimeve të qeverisë

15 prill 2020 | 11:38

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka komentuar vendimet e fundit të marra nga qeveria në detyrë e Kosovës për kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Në një njoftim publikuar në “Facebook”, Ambasada Amerikane ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i ndjekim këto udhëzime për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Ne e dimë se distanca sociale globale dhe ndjekja e kufizimeve të lëvizjes lokale po plaket, por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat për ta ndaluar përhapjen e COVID-19. Ne do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin më shpejt nëse zbatohen këto masa. Ne jemi në këtë luftë së bashku dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasuria e njeriut më të pasur në botë, drejtori i…