
Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci
26 korrik 2021
| 00:20
Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, ambasada amerikane u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.
“Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Kroaci. Ne i urojmë të lënduarve shërimin sa më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.
Condolences to the families of those who lost their lives in this morning’s tragic bus accident in Croatia. We wish the injured the quickest possible recovery.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 25, 2021