Ambasada e britanike konfirmon që një anëtar i saj është aksidentuar në Malet e Sharrit

02 janar 2023 | 19:34

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka konfirmuar se një anëtar i ambasadës së tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.

“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit për ta shpëtuar të aksidentuarin.

Misioni ishte kryer më sukses dhe tani diplomati është në trajtim mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg…