Ambasada e Britanisë uron Kosovën për njohjen nga Kenia

28 mars 2025 | 11:32

Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias.

“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.

Kjo njohje ka ardhur pas një vizite të ish-presidentit Pacolli në Kenia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka motivuar 344 rekrutët e…