Ambasada e Francës kërkon që institucionet e pavarura ta kryejnë punën pa ndërhyrje

22 janar 2021 | 13:23

47 kandidatë për deputetë nuk mund të jenë pjesë e listave të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit pasi janë shpallur fajtor për vepra penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

Ambasada e Francës në Kosovë është deklaruar rreth kësaj çështje, duke thënë se presin që procedurat e certifikimit të përcaktohen me ligj dhe se institucionet e pavarura të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Francës.

Ky reagim i kësaj ambasade ka ardhur pas akuzave të fundit që zyrtarë të Vetëvendosjes në drejtim të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirëkuptimi për sektorin minerar për shkak të gjendjes me pandeminë,…