Ambasada e Francës sjell në Prishtinë dy shefa të kuzhinës franceze
28 qershor 2019
| 14:56
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se Ambasada e Francës në Kosovës ka sjellë në kryeqytet dy shefa të kuzhinës franceze të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në gatim me nxënësit e shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”.
“Christophe Dovergne dhe Nathalie Vitton janë dy kuzhinierët francez të cilët kanë ndarë përvojat e tyre në kulinari dhe artin e gatimit me nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘Abdyl Frashëri’ dhe më pas kanë mbajtur një garë gatimi. Falënderojmë Qeverinë dhe ambasadën e republikës franceze për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës në fushën e arsimit dhe kulturës”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/