Ambasada e Japonisë i dhuron një kamionetë Suharekës

24 qershor 2020 | 15:04

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se kjo komunë ka pranuar një donacion në vlerë prej rreth 70 mijë euro nga Ambasada e Japonisë në Kosovës.

Muharremaj ka thënë se ky donacion është dhuruar falë bashkëpunimit dhe performancës së mirë të komunës që drejton.

“69 500 euro është vlera e kamionetës që sot u dhurua nga Ambasada Japoneze në Republikën e Kosovës, për Njësinë e Zjarrfikësve në Suharekë. Ky donacion dhurohet falë bashkëpunimit dhe performancës së mirë të Komunës së Suharekës. Ne jemi falënderues dhe mirënjohjes për kontributin e Ambasadës japoneze dhe popullit japonez”, ka thënë Muharremaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me…