Ambasada e Kosovës e konfirmon aksidentin në Bullgari dhe vdekjen e një qytetari të Kosovës
25 maj 2021
| 20:18
Ambasada e Kosovës në Bullgari, ka konfirmuar për Klan Kosovën aksidentin e minibusit me pasagjerë kosovarë, ku ndërroi jetë ngasësi.
Mes tjerash thuhet se një diplomat i shtetit, është ngarkuar me rastin, njofton Klan Kosova. Siç njofton ambasadori Pllana në televizionin klan, bëhet fjalë për vdekjen e një qytetari nga Podujeva.
Një shofer i një minibusi me pasagjerë nga Kosova, ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm, siç raportoi Hsakovo, medium lokal bullgar si pasojë e një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari.