Ambasada e Kosovës ka një porosi për bashkatdhetarët në Zvicër

08 maj 2020 | 23:55

Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim për qytetarët e Koosvës cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht qëndrojnë si turistë në Zvicër, e që nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të situatës pandemike, luten ta njoftojnë ambasadën e Kosovës në Bern, në mënyrë që të bëhet evidentimi i  të dhënave të tyre dhe t’iu mundësohet kthimi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zvicër.

Ky është njoftimi i postuar në “Facebook”:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.

Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bern, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: [email protected]

Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent: +41 77 479 11 86 / (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suksesi i Betejës së Koshares është produkt i aktivitetit të…