Ambasada e Kosovës në Ankara vjen me njoftim për ata që dëshirojnë të kthehen në vendlindje
27 mars 2020
| 15:00
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, dhe se për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë këtë ambasadë ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
Njëkohësisht, kjo ambasadë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.
https://www.facebook.com/ARKS.Ankara/posts/3306652912695796