Ambasada e Kosovës në Berlin me flamurin në gjysmështizë
27 korrik 2018
| 12:13
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin sot në mëngjes në shenjë të ditës së zisë së shpallur nga presidenti i Republikës së Kosovës, ka vendosur flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj me këtë rast në profilin e tij në “Twitter” dhe “Facebook” në shqip dhe gjermanisht ka njoftuar: “Vdes Adem Demaçi, autori i njërit prej librave më të famshëm në Kosovë (Gjarpërinjtë e Gjakut), bartësi i Çmimit Saharov dhe Nelson Mendela i Ballkanit. Pusho i Qetë Njeri i Madh!
Flamuri në gjysmështizë pos në Berlin është vendosur sot edhe në Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt.
/Epoka e re/