Ambasada e Kosovës në EBA merr shumë kërkesa për riatdhesim

10 maj 2020 | 21:52

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se ditëve të fundit ka pasur shumë kërkesa për riatdhesim.

Kjo ambasadë ka theksuar se çdo kërkesë për riatdhesim e ka dërguar menjëherë te Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Riatdhesimi i qytetarëve tanë nga EBA do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe kurdo që kapacitetet për karantinim e mundësojnë”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Kosovës ditëve të fundit është e vërshuar nga telefonatat, emailet dhe kërkesat e reja për riatdhesim. Duam t’ju sigurojmë se Ambasada e Kosovës çdo kërkesë për riatdhesim e dërgon menjëherë tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës. Deri më sot Ministria e Jashtme bashkë me Ministritë e tjera të Qeverisë së Kosovës ka riatdhesuar me qindra e ndoshta edhe mijëra qytetarë të Kosovës varësisht nga urgjenca, kapaciteti i karantinës dhe mundësit e transferit. Riatdhesimi i qytetarëve tanë nga EBA do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe kurdo që kapacitetet për karantinim e mundësojnë. Pra ne si Ambasadë e Kosovës jemi të varur nga mundësit në Prishtinë e jo në EBA. Kurdo që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Ministria e Infrastrukturës dhe e Shëndetësisë na japin dritën e gjelbër ne jemi gati të veprojmë. Ne besojmë dhe punojmë që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Lyonit kërkon që të ndryshohet vendimi për pezullimin…