Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe shpërndan postimin e Vetëvendosjes

07 mars 2024 | 21:11

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shpërndarë të mërkurën në faqen e saj zyrtare në Facebook një postim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, postim i cili më vonë është larguar nga kjo faqe.

Postimi kishte të bënte me homazhet që liderët institucionalë bënë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Shpërndarja e postimit të një partie politike është kritikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi.

Ajo e ka qujatur kët veprim të turpshëm dhe ka kërkuar që dikush të jap përgjegjësi. Deputetja ka thënë se një veprim i tillë është i jashtëligjshëm dhe tregon kapjen e diplomacisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“MARRE! Përbesë fort marre në cfarë deregje ka ra diplomacia jonë! Përvec që një veprim i tillë nga diplomatët e Ambasada është i jashtëligjshëm, kjo tregon për nivelin e servilizmit, joprofesionalizmit dhe me shumë dëshmon KAPJEN e diplomacisë nga LVV! Dikush do të jap përgjegjësi për këtë veprim!”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ushtarake amerikane do të ndërtojnë një port të përkohshëm…