Ambasada e Kosovës në Hagë ndanë mirënjohje për arkivistin e lajmeve për UÇK-në, holandezin Johan Van Schaik
Ambasada e Republikës se Kosovës në Hagë ndau mirënjohje për J.Ch. Johan Van Schaik, për ruajtjen dhe arkivimin e lajmeve të botuara në mediat holandeze gjatë luftës në Kosovë.
Në emër të Ambasadës, Yllka Geci, Sekretare e Parë dhe Ardita Halilaj, Sekretare e Tretë, e kanë falënderuan J.Ch. Johan Van Schaik për kontributin e tij.
Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet nē “facebook”, Yllka Geci.
Postimi i plotë i Sekretarës së parë të Ambasadës:
Kisha nderin t’i drejtohem më disa fjalë si dëshmitare të asaj kohë z. Johan Van Schaik:
I nderuar Johan Van Schaik në ju nderojmë dhe vlerësojmë për mbështetjen tuaj për vendin dhe popullin tonë në një kohë vuajtjesh dhë përpjekjesh për mbijetesë.
Në jemi dëshmitar të gjallë të asaj që ndodhi dhe e di se në atë kohë ne shpresonim se diku në botë ka njerëz që lutem për ne dhe ndërmjetësojnë pë ne.
Gjatë luftës ne nuk dinim se çfarë ishte shkruar apo çfarë bëhej për të na shpëtuar. Në ishim të vendosur të luftonim për një jetë të lirë, por lajmi për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ishte shkëndija më e fortë e lirisë.
Pas luftës ne u përballëm jo vetëm me humbjen e jetëve njerëzore, por edhe me shkatrrimin barbar të të gjitha mjeteve të jetesës.
Tani, 23 vite më vonë, Ju na keni bërë një dhuratë të madhe me botimet e dikurshme, të botuara në një vend të quajtur Holandë. Për ne ato nuk kanë vetëm vlerë njerëzore. Për ne, zotërimi i këtyre shkronjave në origjinal është një vlerë historike.
Në do t’i ruajmë dhe do t’ua prezantojmë brezave të ardhshëm për të treguar se solidariteti, toleranca dhe mbështetja mes popujve është arma më e fuqishme për një të ardhme të lirë, demokratike dhe paqësore të këtij kontinenti dhe të gjithë botës.
Faleminderit shumë dhe mund të këtë bota më shumë njerëz si ju.