Ambasada e Kosovës në Vjenë, mirënjohje për Prof. Eqrem Zenelajn
18 janar 2020
| 09:09
Puna dhe angazhimi i gjithanshëm intelektual i Prof. Zenelajt, është një shembull i mirë jo vetëm për shqiptarët në kryeqytetin austriak, por edhe më gjerë, u tha me rastin e ndarjes së mirënjohjes nga Ambasadori Sami Ukelli.
Profesor Zenelaj e shprehu falenderimin e thellë për nderimin e treguar me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, e cila, sic tha, do të jetë shtytje për të vazhduar më me ngulm me punët dhe angazhimet shkencore-hulumtuese.