Ambasada e Kroacisë: Ndryshimi kufitar sjellë destabilizim në rajon
Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, po merr edhe nga ndërkombëtarët.
Ambasada e Kroacisë në një përgjigje për “Frontal”, ka thënë se ndarja e territorit do të sillte destabilizim në rajon.
“Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje. Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal”
Nga tavolina e Brukselit , ndërkombëtaret me mision në Kosovë presin progres e të shpejt të procesit. “Ne mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE dhe ne shpresojmë në një progres të shpejtë të procesit”.
Dialogu që u zhvillua që nga 2011 ishe proces qe solli shumë marrëveshje e që shumë pak prej tyre gjetën zbatim në Kosovë. Madje nga shumë deputet cilësohet që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte në favor të këtij të fundit.
Por, ajo që pritet nga ndërmjetësuesit e këtij dialogu është që të përfundoj me një marrëveshje gjithë përfshirëse.
Në përgjigjen e dhënë për “Frontal”, ambasada e shtetit kroat ka thënë se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të forcojë stabilitetin rajonal dhe të normalizojë marrëdhëniet në dobi të të gjithë qytetarëve.
Të njëjtin mesazh në maj të këtij viti e dha edhe kancelaria gjermani Angela Merkel në prani të kreut të Kosovës.
Ajo theksoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.