Ambasada e Serbisë i reagon kryediplomates shqiptare që e përmendi njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Ambasada e Serbisë në Shqipëri e ka falënderuar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka për gatishmërinë e shprehur për t’i forcuar lidhjet në mes të dy vendeve, me mesazhin se “ndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve nuk ndihmon”.
Mesazhi në fund ka ardhur pasi kryediplomatja shqiptare e ka përmendur njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, si çelës për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor.
“Faleminderit, zonja ministre, që shprehët gatishmërinë për t’i forcuar lidhjet – ne besojmë në tejkalimin e së kaluarës përmes bashkëpunimit dhe respektit. Ne gjithashtu besojmë se ka gjithmonë hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit, për sa kohë që ai bazohet në respekt – ndërhyrja në punët e brendshme të njëri-tjetrit nuk ndihmon”, është thënë në reagimin e ambasadës së Serbisë.
Thank you, Madam Minister, for expressing readiness to boost ties – we do believe in overcoming past thru cooperation & respect. We also believe there is always room for improving coop, as long as it’s based on respect – meddling in one another’s internal affairs doesn’t help. https://t.co/AjL8kTHW3x
— Serbia in Albania (@SRBinAlbania) October 27, 2021