Ambasada e SHBA: Dënojmë dhunën që ndodhi gjatë protestës
Pas Ambasadës britanike, për protestën e dhunshme të opozitës sonte në Tiranë, ka reaguar edhe Ambasadës e SHBA-së.
Në një deklaratë për media, Ambasada amerikane dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës.
“Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, thuhet në reagim.
Ndryshe, protesta e opozitës ka përfunduar para pak momentesh te selia e PD-së me një fjalim të mbajtur nga kreu demokrat Lulzim Basha.