Ambasada e SHBA me video rikujton rrugën deri te pavarësia, ka një mesazh për Kosovën
17 shkurt 2024
| 13:00
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka publikuar një video në “instagram” me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në video janë përfshirë raportet disa vjeçare të miqësisë në mes të SHBA-së dhe Kosovës, momentet nga 17 shkurti 2008, protagonistët e asaj kohe, deklaratat e presidentëve të SHBA-së sa i përket shtetit të Kosovës, gjithashtu dhe përkrahja ushtarake që SHBA i jep Kosovës për një rajon sa më të sigurt.
Video përfundon me mesazhin “ Le të vazhdojmë të punojmë së bashku”.
View this post on Instagram