Ambasada e SHBA në Shqipëri: Drejtësia duhet të lejohet të bëjë punën e saj, pavarësisht të pandehurve

07 gusht 2020 | 18:56

Ambasada Amerikane, me anë të një postimi në Facebook, shprehet se mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.

Në postim thuhet po ashtu se, profesionistët e sistemit të drejtësisë, oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit, duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur, njofton “abcnews.al”.

Sipas qëndrimit të diplomatëve amerikanë lejimi dhe mbështetja e përpjekjeve për të luftuar krimin e organizuar “është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.”

Postimi i plotë:

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah…