Ambasada e ShBA-së: Aksioni i policisë në veri, përpjekje e qeverisë për sundimin e ligjit
31 maj 2019
| 17:44
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dhënë përkrahje aksionit të policisë në veri të zhvilluar ditën e martë, për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit.
Kjo ambasadë ka theksuar se pikërisht ky aksion ishte përpjekje për sundimin e ligjit.
“Shtetet e Bashkuara i përshëndesin përpjekjet e zbatimit të ligjit nga qeveria e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin e ligjit”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në faqen e saj në “Facebook”.