Ambasada e ShBA-së bën thirrje për masa aktive në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
06 janar 2025
| 12:03
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, ka bërë thirrje që t’i bashkoheni për të rritur ndërgjegjësimin në parandalimin e trafikimit me qeniet njerëzore.
Kjo ambasadë ka kërkuar që në këtë muaj të rëndësishëm ndërgjegjësimi të merren masa aktive në parandalimin e këtij fenomeni të rëndë.
“Janari është Muaji Kombëtar i Parandalimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe këtë vit shënon 25 vjetorin e Ligjit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit. Bashkohuni me ne për të rritur ndërgjegjësimin, për të ndërmarrë veprime për të parandaluar këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe për të qëndruar me të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së.