
Ambasada e SHBA-së e krahason Vasfijen me Rosa Parks
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka krahasuar të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman me aktivisten amerikane të drejtave të njeriut Rosa Parks.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA-së ka shkruar se edhe në Kosovë ka njerëz që kanë bërë ndryshimin sikurse Rosa Parks në SHBA.
“Vasfije Krasniqi Goodman vendosi ta kundërshtojë stigmën e padrejtë me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Ajo mbrojti veten dhe të gjitha të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”, thuhet në postimin e ambasadës.
Në këtë postim, vlerësohet lart ftimëria e Sparks dhe Goodman.
“Sparks dhe Goodman tregojnë se një person i guximshëm mund të bëjë ndryshime në jetën e shumë njerëzve. Le të festojmë trimërinë në ndryshim të jetës së Rosa Parks gjatë Muajit të Historisë së Zezë dhe të frymëzohemi nga ajo dhe Vasfije Krasniqi Goodman gjatë gjithë vitit. Kosova është shtëpia juaj – si mund të veproni për ta bërë komunitetin tuaj një vend më të mirë për të gjithë”, shkruan në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.