Ambasada e ShBA-së i jep mbështetje MAShTI-it për mësimin në distancë

05 maj 2020 | 13:26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), i ka ofruar përkrahje Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për organizimin e mësimit online për shkak të situatës me Covid-19.

Kjo ambasadë ka theksuar se suksesi i rinisë është përparësi për Kosovën.

“Suksesi i rinisë kosovare është përparësia jonë kryesore dhe arsimi është çelësi. Ambasada e Amerikës është bashkuar me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe mbështetësve të tjerë për të vazhduar mësimet në mënyrë elektronike”, ka shkruar Ambasada e ShBA-së në faqen  e vet zyrtare në “Twitter”. (L.G /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se “nuk është befasues” raporti…