Ambasada e ShBA-së: Kuvendi mori vendim të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re
22 gusht 2019
| 13:20
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konsideruar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të shpërndarë legjislaturën e gjashtë përbën hap të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re.
Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, kjo ambasadë ka thënë se “Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen”.
Me 89 vota për, deputetët e Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e Kuvendit, duke iu hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.