Ambasada e ShBA-së lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura kundër Rusisë
Të hënën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Veprimin e qeverisë e ka lavdëruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë.
Ambasada amerikane ka theksuar se Kosova është solidarizuar me Ukrainën.
“ShBA e lavdëron Kosovën për solidarizimin e saj ndaj Ukrainës, duke i vendosur sanksionet dhe duke ofruar ndihmë humanitare për refugjatët dhe gazetarët, si edhe për dënimin e veprimeve të pajustifikuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
#UnitedWithUkraine. The United States commends Kosovo for its solidarity with Ukraine—enacting sanctions, offering humanitarian support to refugees and journalists, and condemning Russia’s unjustified, unprovoked, deadly actions. https://t.co/0IlCY3SgcC
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 17, 2022