Ambasada e ShBA-së: Mësoni se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale (Video)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë ka publikuar një video ku ka shpjeguar procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndonëse kjo gjykatë nuk është funksionale prej kohësh, për shkak të procesit të vetting-ut, Ambasada Amerikane ka theksuar se me reformën në drejtësi Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.
“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”, është shkruar në faqen zyrtare të Ambasadës së ShBA-së në Tiranë në “Facebook”.
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/406299486663841/