Ambasada e ShBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit, kërkon formimin e qeverisë së re
26 dhjetor 2019
| 18:23
Ambasada e ShBA-ve në Kosovë përmes një deklarate për media ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit Glauk Konjufca, anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit si dhe të gjithë deputetët e legjislaturës së shtatë.
“Ne inkurajojmë liderët politikë që ta formojnë qeverinë e re, që janë zotuar për ta përmbushur mandatin e votuesve. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re për çështjet që kanë të bëjnë me paqen, dreqësinë dhe prosperitetin”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë.
/Epoka e re/