Ambasada e ShBA-së mirëpret rikthimin e ushtarëve të FSK-së nga Kuvajti
25 tetor 2021
| 11:48
Ambasada e ShBA-së ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së që kanë shërbyer në Kuvajt, e të cilët janë kthyer dje në Kosovë.
Duke rishpërndarë një reagim të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajt, ambasada amerikane ka shkruar se mezi pret angazhimet e ardhshme
“Mirë se vini në shtëpi #FSK. Faleminderit për shërbimin tuaj. Mezi presim që në angazhimet e ardhshme ndërkombëtare të shërbejmë së bashku. #Sëbashkumëtëfortë”, ka shkruar ambasada.