Ambasada e ShBA-së ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së
Atasheu ushtarak amerikan, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka ndarë mirënjohje për katër ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.
Mirënjohjet i janë ndarë majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviq, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës – dhënie e ndihmës së parë në vend incident.
Kolonel Jeffrey Fischer ka thënë se ambasada amerikane është krenare me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së.
/Epoka e re/