Ambasada e SHBA-së në Ankara rihapet të mërkurën
06 mars 2018
| 19:11
Ambasada e SHBA-së në Ankara do të rihapet të mërkurën dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet e rregullta, tha një zëdhënës i kësaj ambasade, pasi ajo u mbyll për dy ditë për shkak të një kërcënimi të sigurisë.
“Ambasada e SHBA-së në Ankara do të funksionojë normalisht dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet e rregullta të mërkurën, më 7 mars”, tha zëdhënësi i ambasadës David Gainer.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme që marrim nga Policia Kombëtare Turke për mbajtjen e ambientit dhe personelit tonë të sigurt, ” tha ai.
Policia turke ndaloi të hënën katër shtetas irakianë me dyshimin se planifikonin një sulm mbi ambasadën e SHBA-së në Ankara.