Ambasada e ShBA-së në Beograd: Serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit
Ambasada e ShBA-së në Beograd pas vizitës që atje kanë zhvilluar përfaqësuesi i departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë dalë me një qëndrim në “Twitter” ku kanë konstatuar se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.
Ambasada e ShBA-së ka theksuar se mbështesin përpjekjet për të marrë masat e duhura dhe për të mundësuar procesin e votimit.
“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. ShBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Serbi.
Važno je da stanovnici na Kosovu sa pravom glasa u Srbiji mogu da učestvuju na izborima koje je Beograd najavio za april. SAD podržavaju odgovarajuće mere kako bi se to realizovalo i proces glasanja olakšao. pic.twitter.com/4tfK7PIGiW
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) February 3, 2022
Kujtojmë se Kosova nuk ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, derisa ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Madje Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë edhe një rezolutë për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Shtetet e Quint-it dhe BE-ja kishin kërkuar lejimin e organizimit të votimit, bazuar në praktikën e kaluar ku OSBE-ja bënte mbledhjen e votave