Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

03 maj 2024 | 11:51

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka vlerësuar se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban përgjegjës udhëheqësit.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë, atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban udhëheqësit përgjegjës”, ka shkruar ambasada në  “Facebook”.

Në këtë ditë është publikuar raporti për lirinë e shtypit nga Reporterët pa Kufij.

Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora mahniti me një pallto ngjyrë portokalli të zbehtë…