Ambasada e ShBA-së në Moskë u bën thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Rusia
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Rusi u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të mërkurën që të përmbahen nga udhëtimi në Rusi dhe ata që janë tashmë atje, të largohen menjëherë.
Në një alarm sigurie të publikuar në faqen e saj të internetit, misioni amerikan ka theksuar se Moska mund të thërrasë njerëzit që kanë shtetësi të dyfishtë ruse-amerikane për shërbimin ushtarak.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke thirrur deri në 300 mijë rezervistë për t’u vendosur në Ukrainë, ku Moska ka filluar një “operacion special ushtarak” në muajin shkurt.
Ambasada amerikane ka theksuar se opsionet e fluturimit janë jashtëzakonisht të kufizuara aktualisht, por rrugët tokësore me makinë dhe autobus janë ende të hapura.
“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje të pavarura sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasada e ShBA ka kufizime të rënda në aftësinë e saj për të ndihmuar qytetarët amerikanë dhe kushtet, duke përfshirë opsionet e transportit, mund të bëhen papritmas edhe më të kufizuara. Qytetarët amerikanë nuk duhet të të udhëtojnë në Rusi dhe ata që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë nga Rusia, ndërkohë që mbeten mundësi të kufizuara të udhëtimit komercial”, është thënë në njoftimin e ambasadës.