
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë fton të gjitha palët të shmangin retorikën e politizuar
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka theksuar se vazhdojnë ta mbështesin bashkëpunimin rajonal, në kuadër të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Në këtë kontekst, kjo ambasadë ka ftuar të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar karshi zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes.
“ShBA-të kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, është thënë deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. (L.G/ Epoka e re)