Ambasada e ShBA-së në Prishtinë: Policët që konfiskuan 99 armë u trajnuan nga Amerika
31 mars 2019
| 14:19
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka bërë me dije se policës e Kosovës që kanë konfiskuar 99 armë janë trajnuar nga Amerika.
“Pas një hetimi intensiv tremujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para”.
“Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponsorizuar nga ShBA-të. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, ka njoftuar ambasada e ShBA-së nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
/Epoka e re/