Ambasada e SHBA-së në Prishtinë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

23 gusht 2021 | 11:25

Ambasada Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Ambasada e SHBA-së ka theksuar deri në fund përmes mekanizmit COVAX, Kosova do të furnizohet me mbi 700 mijë vaksina.

“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh i vetëm i vaksinave në Kosovë nga çdo vend apo organizatë. Kur të përfundojë, donacioni amerikan do të sjellë në mbi 700,000 numrin e dozave të dorëzuara përmes mekanizmit COVAX… Më shumë vaksina është në rrugë. Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen. Pra ju lutemi – vaksinoheni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja. Së bashku, ne mund të mposhtim Covid-19”, është thënë në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm…