
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri për urdhrin e Bidenit: Në përputhje me integrimin e Ballkanit në BE
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv të lëshuar nga Joe Biden, president i ShBA-së.
Kjo ambasadë ka theksuar se urdhri ekzekutiv i Bidenit është mjet jetik drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike dhe ato të BE-së.
“Presidenti Joe Biden miratoi dje një urdhër ekzekutiv të ri, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, cenojnë proceset demokratike, përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera”, është thënë në reagimin e kësaj ambasade të publikuar në faqen zyrtare në “Twitter”.