Ambasada e ShBA-së në Tiranë: Sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari
02 prill 2020
| 12:07
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri gjatë kohës së distancimit social në këto kohë të vështira pandemie, ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndalojë së punuari.
“Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157217242600838