Ambasada e ShBA-së në Ukrainë: Sulmi ndaj centralit bërthamor, krim lufte
04 mars 2022
| 14:05
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ukrainë, e ka cilësuar si krim lufte sulmin e sotëm rus mbi centralin më të madh bërthamor të Evropës që gjendet në Ukrainë.
“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej”, është thënë në reagimin e Ambasadsë së ShBA-së në Ukrainë.
It is a war crime to attack a nuclear power plant. Putin's shelling of Europe's largest nuclear plant takes his reign of terror one step further. #TheHague #Zaporizhzhia #StandwithUkraine
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 4, 2022