Ambasada e SHBA-së: Nuk e mbështesim asnjë parti në zgjedhje
01 tetor 2019
| 16:14
Ambasade ShBA-së në Kosovë përmes një dekoratës për medie, ka bërë me dije se ky shtet nuk përkrah asnjë parti në zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas kësaj deklarate, ShBA-ja respektojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre.
“Qeveria e ShBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, është thënë në deklaratën për medie të ambasadës.
/Epoka e re/