Ambasada e ShBA-së paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin amerikan do të kthehet në vendin e tij ose do të përballet me akuzë

27 mars 2025 | 13:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantët ilegalë.

Duke cituar sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, cila ka deklaruar se “nëse po konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni”, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka theksuar se kushdo që shkel ligjin amerikan do të përballet me akuza penale.

“Hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara nuk është një opsion. Ata që shkelin ligjin amerikan do të kthehen në vendin e tyre ose do të përballen me akuza penale”, ka theksuar Ambasada e ShBA-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një orë para në agim të së dielës do të…