Ambasada e ShBA-së për dy kadetët e diplomuar në West Point: Keni bërë krenarë gjithë Kosovën
15 qershor 2020
| 11:39
Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, janë dy kadetët e parë nga Kosova që kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata do t’i shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Edhe ceremonia e diplomimit të kadetëve ishte mjaft e veçantë. Aty mbajti fjalim edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Me këtë rast dy kadetët sot janë uruar edhe nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, e cila ka thënë se të diplomuarit kanë bërë krenarë gjithë Kosovën.